Alarm për sulm me raketa balistike në Havai

Amerika

Alarm për sulm me raketa balistike në Havai

Nga: Bota Sot Më: 14 janar 2018 Në ora: 11:41
Një shenjë elektronike që shkruan se? "Nuk ka kërcënim" në Oahu pas një alarmi të rremë emergjent që tha se një raketë balistike ishte drejtuar për në Havai

Qytetarëve të Havait u është kërkuar që të gjejnë strehim nëpër bodrume për shkak të një alarmi me sulm me raketa balistike, shkruan “The Guardian”, përcjell “Bota sot”.

Kjo për faktin se janë testuar sistemet e alarmit.

Alarmi, u dërgua në telefonat celularë, ku thuhej se kishte një kërcënim "përbrenda në Havai" dhe tha se banorët duhet të kërkonin strehim. "Kjo nuk është një stërvitje," thuhej aty.

Tensionet midis administratës Trump dhe Koreja e Veriut me armatim bërthamor janë rritur nga frika se regjimi në Phenian mund të jetë në gjendje të arrijë territorin e SHBA-së me një raketë me armë bërthamore.

Autoritetet e Havait kanë përgatitur dhe testuar sistemet e paralajmërimit të hershëm, dhe banorët janë nxitur që të bëjnë plane urgjente.

"Gjithkush ka një plan," tha Ashly Trask, 39 vjeç, i cili jeton në ishullin Kauai. "Është shumë e vërtetë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat