Politika e Trumpit për imigracionin, mund ta dobësojë ekonominë amerikane

Amerika

Politika e Trumpit për imigracionin, mund ta dobësojë ekonominë amerikane

Më: 16 janar 2018 Në ora: 19:45
Donald Trump

Politika e Donald Trump për imigracioni, duke vijuar me dhënien fund të statusit që imunizonte rreth 200000 salvadorianë kundër dëbimit nga SHBA, mund t’i kushtojë shtrenjtë ekonomisë amerikane duke përshkallëzuar në një “krizë të krahut të punës”.

Administrata Trump njoftoi javën e kaluar dhënien fund në 2019 të statusit të mbrojtjes së përkohshme (TPS) që i mundëson këtij komuniteti për të punuar ligjërisht pa leje qëndrimi. Ky status u vendos në marsin e 2001 për Salvadorin pas fluksit masiv të refugjatëve pas dy tërmeteve shkatërruese.

“Ne kemi paguar taksa për 16 vite. Asnjëherë nuk do ta kishin imagjinuar se do të përfundonte kështu”, u shpreh Fatima Nolasco rreth moshës dyzet vjeçare.

Në krye të një kompanie ndërtimi me bashkëshortin e saj, ajo sqaron se ka paguar 30000 dollarë taksa në vit për biznesin, përveç taksave që i janë mbajtur nga paga.

“Ne kemi ndërtuar një jetë dinjitoze të ngritur me mund e djersë. Shpresoj që ata të ndërgjegjësohen që nuk jemi një barrë për vendin”, u shpreh ajo.

Në kohën kur Donald Trump mburrej se kishte dhënë kontribut në një rritje të qëndrueshme ekonomike që prej ardhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë duke mbajtur qëndrime armiqësore ndaj imigrantëve, ekonomistët dhe drejtuesit e biznesit paralajmëruan kundër kësaj politike që mund të ketë ndikim mjaft negativ në ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat