Trump ende është duke planifikon të shkojë në Davos

Amerika

Trump ende është duke planifikon të shkojë në Davos

Më: 22 janar 2018 Në ora: 22:59
Sarah Sanders

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se presidenti amerikan, Donald Trump, ende është duke planifikuar të udhëtojë për në Davos, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha sot se "nëse gjithçka shkon siç pritet me zhbllokimin financiar të qeverisë federale të SHBA-ve”, delegacioni i SHBA-ve do të udhëtojë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit të martën dhe presidenti Trump do të udhëtojë më vonë këtë javë.

Ndryshe, javën e kaluar SHBA-të kanë dërguar forcat ushtarake dhe agjentët e sigurisë në Davos, për të ofruar siguri të plotë të pjesëmarrjes së presidentit Trump, por gjerat ndryshuan kur nuk kaloi buxheti shtetëror, i cili nuk u votua nga demokratët, gjë që qoi në mbylljen e përkohshme të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat