Një i vdekur dhe 7 të plagosur në një lice amerikan

Amerika

Një i vdekur dhe 7 të plagosur në një lice amerikan

Më: 23 janar 2018 Në ora: 19:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është vrarë dhe së paku 7 persona janë plagosur sot gjatë një shkëmbimi zjarri në një lice në Kentucky të SHBA-ve, njoftoi guvernatori i këtij shteti, i cili ka njoftuar, duke saktësuar se agresori është arrestuar.

Shkëmbimi i zjarrit u regjistrua në liceun “Marshall County”, në qytetin Benton.

“Shkëmbim tragjik zjarri në liceun ‘Marshall County’…, agresori është arrestuar, një i vdekur, dhe disa të plagosur është bilanci tragjik. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta”, ka shkruar guvernatori, Matt Bevin në llogarinë e tij në Tëitter, pa saktësuar nëse viktima ishte në radhët e nxënësve të liceut.

Në shkollë ndodheshin 100 fëmijë, të cilët dolën jashtë shkollës, duke kërkuar strehim të sigurt.

"Ata ishin duke vrapuar, duke qarë dhe duke bërtitur. Ishin vetëm fëmijë që kalonin në autostradë. Ata po përpiqeshin të dilnin nga atje", deklaroi një person që kishte biznesin afër shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat