Kërkohet dorëheqja e drejtuesve të Federatës Amerikane të Gjimnastikës

Amerika

Kërkohet dorëheqja e drejtuesve të Federatës Amerikane të Gjimnastikës

Më: 26 janar 2018 Në ora: 19:57
SHBA

Drejtuesit e Federatës Amerikane të Gjimnastikës qëndruan në heshtje sot pavarësisht presionit të zyrtarëve të Komitetit Olimpik Amerikan dhe zërave të tjerë për dorëheqje në grup, dy ditë pasi mjeku i skuadrës u dënua për abuzim me atletet femra.

Larry Nassar u dënua deri në 175 vjet burg për ngacmim seksual të më shumë se 150 gjimnastëve.

Sipas Komitetit Olimpik Amerikan, Bordi i Gjimnastikës duhet të japë dorëheqjen ose do të humbasë çertifikimin si një organ qeverisës kombëtar. Afati i fundit është 31 Janari.

Në një përgjigje dje Federata Amerikane e Gjimnastikës tha se "i përqafon plotësisht kërkesat" e Komitetit Olimpik. Dorëheqja e të gjithë bordit është pika kryesore e një liste ndryshimesh të detyrueshme që Komiteti Olimpik i dërgoi Bordit Amerikan të Gjimnastikës.

Presidenti i Komitetit Olimpik Amerikan Scott Blackmun përmendi "dëshmitë tronditëse dhe tragjike që tregojnë abuzimin ndër vite të atletëve të pambrojtura nga Larry Nassar". Në letrën dërguar organizatës së gjimnastikës ai shkruan se "ne duhet të ndërmarrim masa të mëtejshme për të siguruar që kjo të mos ndodhë më".

Por të dy këto organizma janë përballur me kritika të forta pas zbulimit të abuzimeve sistematike që Nassari bënte me viktimat. Sipas këtyre zërave, të dy organizatat nuk bërë përpjekje të mjaftueshme për të mbështetur gjimnastet dhe për të parandaluar abuzimiet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat