Hetim ndaj zyrtarëve të Universitetit Shtetëror të Miçiganit - Bota Sot
Hetim ndaj zyrtarëve të Universitetit Shtetëror të Miçiganit

Amerika

E hënë, 20 gusht 2018

Hetim ndaj zyrtarëve të Universitetit Shtetëror të Miçiganit

Më: 28 janar 2018 Në ora: 00:01
Bill Schuette

Prokurori i Përgjithshëm i Miçiganit, Bill Schuette ka nisur një hetim për të zbuluar se sa njohuri kishin zyrtarë të Universitetit Shtetëror të Miçiganit për akuzat e abuzimeve seksuale të ish-anëtarit të fakultetit të shkollës dhe mjekut të ekipit amerikan të gjimnastikës Larry Nassar.

"Është shumë e qartë se një hetim i plotë i asaj që ndodhi në Universitetin Shtetëror të Miçiganit nga zyra e presidentit është i nevojshme," tha Schuette në një konferencë shtypi në East Lansing. "Do të hedhim dritë në çdo cep të universitetit".

Bordi i administratorëve të universitetit i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm javën e kaluar të konsideronte emërimin e një hetuesi neutral, "për të nxitur pranimin dypartiak të rezultateve".

Schuette, i cili po kandidon për guvernator të shtetit, u ofendua fillimisht nga kërkesa e bordit, duke u thënë gazetarëve: "Nuk kam nevojë për këshilla nga bordi i administratorëve në Universitetin Shtetëror të Miçiganit për mënyrën e kryerjes së një hetimi. Sinqerisht, ata duhet të jenë të fundit që japin këshilla për sjelljen e tyre gjatë gjithë këtij episodi. Sjellja e tyre gjatë gjithë këtij episodi flet vetë."

Schuette tha se Drejtori i Policisë së Shtetit Miçigan, Kriste Kibbey Etue dhe ish Prokurori i Qarkut Kent, William Forsyth do të udhëheqin hetimin e skandalit në të cilin Nassar u dënua të mërkurën me 40 deri në 175 vjet burg pasi u gjet fajtor për abuzimin seksual të më shumë se 150 gjimnasteve femra, disa edhe gjashtë vjeçare, nën maskën e trajtimit mjekësor, për më shumë se dy dekada./voa

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test