Eksperti ushtarak-Trumpit: Kim Jongu-n nuk ndalet vetëm fjalë

Amerika

Eksperti ushtarak-Trumpit: Kim Jongu-n nuk ndalet vetëm fjalë

Nga: A.S Më: 28 janar 2018 Në ora: 10:23
Donadl Trump dhe Kim Jong-un

Donald Trump duhet të përgatisë ushtrinë amerikane për luftë me Korenë e Veriut, paralajmëron një analist i lartë ushtarak, shkruan “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Tensionet mes dy kombeve janë tensionuar pasi Presidenti i SHBA-së Trump dhe Tirani i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kërcënuan me luftë njëri-tjetrin.

Lufta e fjalëve filloi pasi Kim testoi raketa ICBM dhe kërcënoi për të godiut me armë nukleare SHBA-të.

Analisti i mbrojtjes amerikan Jack Keane ka kritikuar presidentin Donald Trump, duke i thënë se ai nuk duhet “vetëm të flasë për këtë" dhe të grumbulloj  trupat në gadishullin Korean.

"Unë besoj fuqishëm se nëse doni ta parandaloni luftën atëherë sigurohuni që jeni plotësisht të përgatitur për të.

"Nëse do të shkojmë në luftë për ta parandaluar atë që të ketë armë nukleare, ne duhet t'i tregojmë atij një pjesë të kësaj arme”.

"Nuk duhet vetëm të flasim për këtë. Duke fluturuar nga një avion në gadishull, nuk i bën përshtypje askujt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat