SHBA-ja heq ndalimin kundër refugjatëve të 11 vendeve - Bota Sot
SHBA-ja heq ndalimin kundër refugjatëve të 11 vendeve

Amerika

E martë, 21 gusht 2018

SHBA-ja heq ndalimin kundër refugjatëve të 11 vendeve

Më: 29 janar 2018 Në ora: 23:25
Donald Trump

SHBA-ja hoqi sot ndalimin për hyrjen në territorin amerikan kundër refugjatëve të 11 vendeve, por si kundërpërgjigje ashpërsoi kushtet e pranimit, theksoi Departamenti për Sigurinë e Brendshme (DHS) në një komunikatë.

“Zyrtarët amerikanë nuk kanë zbuluar listën e vendeve përkatëse, por mendohen të jenë Egjipti, Irani, Iraku, Libia, Mali, Koreja e Veriut, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani, Siria dhe Jemeni”, njoftojnë organizmat që merren me refugjatë.

Autoritetet amerikane njoftuan gjithashtu një riforcim të sigurisë dhe rekomandimeve në procedurat e programit amerikan për pranimin e refugjatëve (USRAP), veçanërisht forcimin e verifikimeve të kërkesave për azil dhe një aktualizim të rregullt të listës së vendeve me rrezikshmëri të lartë si dhe të kritereve për përzgjedhjen e refugjatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test