Trump: Kina dhe Rusia, rivalë që duhet të konfrontohen

Amerika

Trump: Kina dhe Rusia, rivalë që duhet të konfrontohen

Më: 31 janar 2018 Në ora: 07:26
Donald Trump gjatë fjalimit në seancën e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Presidenti amerikan, Donad Trump, e ka përshkruar Kinën dhe Rusinë si rivalë, të cilët duhet të konfrontohen me “fuqi të pakonkurrencë” dhe i ka bërë thirrje Kongresit për t’i përmirësuar “të metat fundamentale” në marrëveshjen madhore atomike ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit.

Këto komente ai i ka bërë mbrëmë vonë në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, në seancën e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Fjalimi i gjatë afro 80 minuta ishte i përqendruar kryesisht në çështjet e brendshme amerikane, siç është ndërtimi i infrastrukturës së dëmtuar të vendit, reformimi i politkave të imigrimit, e të tjera.

Por, megjithatë ai është përqendruar edhe në sfidat madhore të politikës së jashtme, me të cilat ballafaqohen Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kuadër, ai u është referuar “regjimeve të papërgjegjshme, grupeve terroriste dhe rivalëve si Kina e Rusia, që i sfidojnë interesat, ekonominë dhe vlerat” amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat