Raportet: Autorizohet publikimi i memorandumit republikan për FBI-në - Bota Sot
Raportet: Autorizohet publikimi i memorandumit republikan për FBI-në

Amerika

E hënë, 19 shkurt 2018

Raportet: Autorizohet publikimi i memorandumit republikan për FBI-në

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:43
Pamje e pjesës veriore të Shtëpisë së Bardhë në Uashington

Raportet thonë se Shtëpia e Bardhë planifikon autorizimin e publikimit të memorandumit kundërthënës lidhur me agjencinë FBI dhe hetimin që po vazhdon, për kontaktet ndërmjet zyrtarëve rusë dhe ndihmësve të presidentit, Donald Trump.

 

Ky memornadum ishte shkruar nga anëtarët republikanë të Komitetit të inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, që është njëri prej tri paneleve, të cilët e hetojnë përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe nëse ka pasur marrrëveshje të fshehtë të bashkëpunëtorëve të Trumpit me rusët.

Raportohet se në këtë dokument është vënë në pikëpyetje mënyra se si agjencia FBI e ka zhvilluar hetimin penal të ndihmësve të Trumpit, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.

Veçanërisht, një seksion i këtij memorandumi merret me arsyetimin për zgjerimin e përgjimit të urdhëruar nga gjykata të personit, Carter Page, ish-këshilltar i Trumpit.

Ligjvënësit demokratë kanë thënë se ky memorandum i ka zgjedhur në mënyrë selektive faktet dhe e përjashton kontekstin e rëndësishëm.

Drejtori i agjencisë FBI, njëherësh, ka ndërmarrrë hap të pazakonshëm, duke kërkuar publikisht që dokumenti të mos publikohet, duke thënë se mund të keqpërdoret dhe mund t’i rrezikoj burimet dhe metodat e inteligjencës.

Ky memorandum ishte burim i debatit intensiv në Uashington.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test