Vetëvritet djali i Fidel Castros

Amerika

Vetëvritet djali i Fidel Castros

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:32
Fidel Castros dhe Fidel Ángel Castro Diaz-Balart

Fidel Ángel Castro Diaz-Balart u gjet i vdekur të enjten në mëngjes dhe thuhet se ka vuajtur nga depresioni.

Djali i parë i presidentit të ndjerë u quajt "Fidelito", ose Pak Fidel, për shkak të ngjashmërisë familjare.

Ai ishte një fizikan bërthamor, i trajnuar nga ish-Bashkimi Sovjetik.

"Fidel Castro Diaz-Balart, i cili ishte trajtuar nga një grup mjekësh për disa muaj për shkak të depresionit të thellë,  i mori vetes jetën", raportoi gazeta zyrtare e Kubës, Granma.

Televizioni shtetëror tha se ai kishte marrë trajtim mjekësor  ambulator në muajt e fundit, pas qëndrimit në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat