Presidenti amerikan që nuk guxonte t’i ndez dritat - Bota Sot
Presidenti amerikan që nuk guxonte t’i ndez dritat

Amerika

E diel, 25 shkurt 2018

Presidenti amerikan që nuk guxonte t’i ndez dritat

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 07:57
Shtëpia e Bardhë

Më 3 shkurt të vitit 1889 në Washington përfundoi instalimi i dritave në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, thuhet se presidenti i asaj kohe, Benjamin Harrison dhe familja e tij nuk i preknin me dorë çelësat për të ndezur dhe fikur dritat, nga frika e korentit.

Në atë kohë energjia elektrike ishte diçka e re. Kështu, punonjësit e Shtëpisë së Bardhë, para se të shkonin në shtëpi, çdo mbrëmje i fiknin dritat dhe i ndiznin ato kur vinin për të punuar në mëngjes.

Gjatë natës, Familja e Parë e Shteteve të Bashkuara vazhdonte të përdorte qirinj, gaz natyror dhe fenerë, të cilat ishin përdorur para elektrifikimit të Shtëpisë së Bardhë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test