Guterres kërkon bisedime për krizën bërthamore koreano-veriore

Amerika

Guterres kërkon bisedime për krizën bërthamore koreano-veriore

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 17:46
Kreu i OKB-së, Antonio Guterres

Kreu i OKB-së, Antonio Guterres u kërkoi sot palëve pjesëmarrëse në krizën bërthamore koreano-veriore të zhvillojnë bisedime serioze, shumë thelbësore, për t’i dhënë fund konfliktit.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka parashikuar të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë në Korenë e Jugut për bisedime me drejtuesit koreano-jugor dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të dimrit në Pyeongchang.

Sipas burimeve diplomatike, Antonio Guterres mund të përfitojë nga qëndrimi i tij për t’u takuar edhe me përfaqësues të Koresë së Veriut.

“Objektivi ynë mbetet një denuklearizim paqësor i gadishullit korean”, deklaroi kreu i OKB-së për median.

“Për këtë është shumë thelbësore që të zhvillohen diskutime mes aktorëve kryesorë në këtë proces dhe që OKB-ja të bëjë gjithçka është e mundur për t’i inkurajuar në këtë kuadër”, theksoi ai.

Dy koretë vazhdojnë të jenë teknikisht në luftë edhe pse konflikti ka përfunduar në vitin 1953, me një armëpushim dhe jo një traktat paqeje. Njëzet e dy atletë koreano-veriorë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat