Trump: Jam i pafajshëm në hetimin rus

Amerika

Trump: Jam i pafajshëm në hetimin rus

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 19:23
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se një memo shumë e diskutueshme dhe kritike e FBI-së, hartuar dhe publikuar nga republikanët e Kongresit, e shpallte të pafajshëm në hetimin rus, një që ishte “gjueti shtrigash”, sipas tij.

“Memorandumi e nxjerr plotësisht të pafajshëm Trumpin në hetim. Por, gjuetia ruse e shtrigave vazhdon pafundësisht”, theksoi presidenti amerikan në një mesazh në rrjetin social Twiter duke folur për veten në vetën e tretë.

“Pas një viti kërkimesh të vazhdueshme, për të mos gjetur asgjë, akuza për bashkëpunim bie poshtë”, theksoi ai.

“Vazhdimi i hetimit është një turp për Amerikën”, nënvizoi Trump duke vazhduar me këto fjalë për të vënë në dyshim nivelet më të larta të Ministrisë së Drejtësisë dhe FBI.

Memorandumi konfidencial në fjalë, deklasifikuar nga presidenti në kundërshtim me mendimin e policisë federale, përshkruan një abuzim të dyshuar me pushtetin nga FBI gjatë përgjimit të një ish-anëtari të ekipit të fushatës së republikanit para zgjedhjeve të nëntorit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat