Tillerson: SHBA po shqyrton sanksionet kundër industrisë së naftës në Venezuelë - Bota Sot
Tillerson: SHBA po shqyrton sanksionet kundër industrisë së naftës në Venezuelë

Amerika

E mërkurë, 23 maj 2018

Tillerson: SHBA po shqyrton sanksionet kundër industrisë së naftës në Venezuelë

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 14:10
Rex Tillerson

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shqyrtuar vendosjen e sanksioneve kundër industrisë së kritikuar të naftës në Venezuelë, deklaroi dje sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson në Buenos Aires, Argjentinë, duke bërë thirrje për të ndërmarrë veprime më të ashpra kundër Karakasit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm argjentinas,  Jorge Faurie, Tillerson deklaroi se pjesa tjetër e rajonit dëshironte që Venezuela t’i rikthehej kushtetutës së saj dhe se skenari i ngjarjeve aktuale është shumë i hidhur për t’u parë.

“Një nga arsyet pse duhet të merret në shqyrtim vendosja e saksioneve kundër industrisë së naftës është se çfarë efekti do të kenë ato ndaj popullit të Venezuelës, dhe a do të jetë ky një hap  që mund të çojë drejt një fundi, një fundi më të shpejtë dhe më të afërt?” shtoi sekretari amerikan i shtetit, Tillerson.

Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 50 individëve për lidhje me qeverinë e presidentit të Venezuelës, gjatë viteve të mëparshme por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbeten konsumatorët kyç të eksporteve të naftës nga Venezuela.

“Ne mund të qëndrojmë indiferent dhe të shohim se si shkatërrohet demokracia e Venezuelës”, deklaroi Tillerson, i cili është duke zhvilluar një vizitë shtatëditore në Amerikën Latine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test