Nënpresidenti Pence dhe mundësia e bisedimeve me Phenianin

Amerika

Nënpresidenti Pence dhe mundësia e bisedimeve me Phenianin

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 19:58
Nënpresidenti Pence

Administrata e presidentit Trump e la të hapur mundësinë e një takimi në Korenë e Jugut midis zëvendës presidentit të SHBA dhe zyrtarëve të Koresë së Veriut.

"Unë nuk kam kërkuar takim, por do të shohim," tha nënpresidenti Mike Pence në Alaskë të hënën.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, përdori një gjuhë të ngjashme kur u pyet në Peru nëse zoti Pence mund të takohej me koreano-veriorët në Lojrat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut.

Zoti Pence mbërriti të martën mbrëma në Japoni, ku vuri në dukje se Presidenti Donald Trump "ka thënë se ai gjithmonë beson te dialogu.”

Nënpresidenti u tha gazetarëve se nëse takohet me ndonjë zyrtar të Koresë së Veriut ai do t'u deklarojë atyre se Peniani duhet të heqë dorë "një herë e mirë", nga armët dhe programet e raketave balistike, në përputhje me dëshirën e të gjitha vendeve të rajonit dhe të Shteteve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat