Uashingtoni “i dëshpëruar” pas nënshkrimit të ligjit për Holokaustin

Amerika

Uashingtoni “i dëshpëruar” pas nënshkrimit të ligjit për Holokaustin

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 22:43
SHBA

SHBA-ja shprehu sot dëshpërimin e saj pas nënshkrimit nga presidenti polak, Andrzej Duda të një ligji të kundërshtuar për Holokaustin, që minon lirinë e shtypit dhe debatin akademik.

Ky ligj, që parashikon të mbrojë Poloninë kundër atyre që i atribuojnë krimet naziste, ka provokuar tashmë irritim, në mënyrë të veçantë të Izraelit dhe SHBA-së.

Ky ligj parashikon deri në tre vjet burg për personat, përfshirë këtu dhe të huajt, që akuzojnë në kundërshtim me fakte kombin apo shtetin polak për pjesëmarrje në krimet e Gjermanisë naziste.

Presidenti Duda nënshkroi sot ligjin duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar konformitetin me ligjin themelor. “Ne e kuptojmë që ky ligj do t’i paraqitet Gjykatës Kushtetuese polake, por SHBA-ja është e dëshpëruar nga nënshkrimi i ligjit nga presidenti polak”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson në një komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat