SHBA: Ligjvënësit synojnë evitimin e mbylljes së qeverisë

Amerika

SHBA: Ligjvënësit synojnë evitimin e mbylljes së qeverisë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 08:25
Pamje nga një seancë e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara e kanë miratuar një tjetër legjislacion të përkohshëm të financimit, për ta evituar përsëritjen e mbylljes së qeverisë, siç ndodhi muajin e kaluar.

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan me 245 vota për dhe 182 kundër, mbrëmë vonë ka vendosur për këtë masë të përkohshme.

Legjislacioni i përkohshëm i shpenzimit për zgjerimin e financimit të qeverisë deri më 23 mars, tash duhet të miratohet në Senat.Ky legjslacion është miratuar vetëm disa orë, pasi presidenti aemrikan, Donald Trump, tha se do të “donte” të shihte mbyllje të qeverisë, por që legjislacioni për imigrimin të mos përfshihej si pjesë e marrëveshjes.

Për këtë legjislacion, Senati i Shteteve të Bashkuara pritet të diskutojë gjatë ditës së sotme. Çfarëdo ndryshimi kërkon që ai të kthehet në Dhomën Përfaqësuese për shqyrtim të mëtejshëm.

Për ta evituar mbylljen e qeverisë, kjo masë duhet të miratohet deri më 8 shkurt dhe të nënshkruhet nga presidenti Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat