Trump i gatshëm për sulm? Pentagoni po bën gati “Babanë e të gjitha bombave” për ta përdorur kundër Koresë së Veriut!

Amerika

Trump i gatshëm për sulm? Pentagoni po bën gati “Babanë e të gjitha bombave” për ta përdorur kundër Koresë së Veriut!

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 06:17
Arma apokaliptike, e njohur si “babai i të gjitha bombave” (FOAB), është e mbushur me rreth 14 ton eksplozivë – më e rëndë se dy elefantë afrikanë.

Ushtria amerikane është duke u përgatitur për të hedhur “babanë e të gjitha bombave” (FOAB) – arma më e fuqishme jo-bërthamore në arsenalin e saj – mbi Korenë e Veriut, shkruajnë mediat e huaja.

Në prill të vitit të kaluar, ushtria amerikane ka shpërthyer një GBU-43 / B, të quajtur “nëna e të gjitha bombave” mbi tunelet e ISIS-it në Afganistan.

E pamjet dramatike të sulmit të jashtëzakonshëm – hera e parë që bomba e tillë ishte përdorur në fushën e betejës – kanë habitur botën.

Zhvilluar nga Laboratori Kërkimor i Forcave Ajrore, MOAB u përshkrua nga analistët si arma më e madhe jo-bërthamore në arsenalin amerikan në atë kohë.

Megjithatë, një tjetër eksploziv kolosal që quhet “GBU-57 Massive Ordnance Penetrator” (MOP), ka tejkaluar MOAB, sipas Michael Klare, profesor i paqes dhe studimeve të sigurisë në Universitetin Hampshire.

Arma apokaliptike, e njohur si “babai i të gjitha bombave” (FOAB), është e mbushur me rreth 14 ton eksplozivë – më e rëndë se dy elefantë afrikanë.

Fillimisht, po sipas mediave të huaja, Pentagoni synonte të përdorte FOAB për të shkatërruar objektet bërthamore nëntokësore në Iran.

Tani, mes tensioneve të nxehta në gadishullin Korean, “GBU-57 është duke u përgatitur për përdorim kundër Koresë së Veriut”, ka thënë Klare, një komentator i mbrojtjes.

Sipas tij, ushtria amerikane po planifikon të përdorë FOAB-të për të shkatërruar “kabinën” e Kim Jong-un-it të armëve bërthamore nëntokësore.

Ai ka shkruajtur: “Nuk është sekret që Departamenti i Mbrojtjes është duke u përgatitur për sulme të mundshme parandaluese në objektet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, që supozohet se kanë për qëllim parandalimin e regjimit Kim Jong-un në Phenian nga hedhja e një rakete balistike interkontinentale (ICBM) bërthamore mbi kontinentin amerikan”.

Siç thuhet më tej, duke cituar atë, FOAB mund të jetë “zgjidhje” për problemin e provokimit të “hakmarrjes masive” nga Koreja e Veriut që mund të rezultojë me një “numër të madh të viktimave civile”.

Ndërkohë, po sipas mediave të huaja, tri bomba të fshehta B-2 u dërguan në bazën ajrore Andersen në territorin e Shteteve të Bashkuara të Guam – vetëm disa kilometra nga Koreja e Veriut – në janar.

Gjithashtu, shtohet më tej, Forca Ajrore e SHBA-së rregullisht dërgon avionë ushtarakë në ishull, në Paqësorin Perëndimor, për shfaqje rutinë të fuqisë së saj të zjarrit.

Bombarduesit B-2, megjithatë, kuptohen si të vetmit avion amerikan të luftës të aftë për të bartur dhe shkarkuar FOAB-in rreth 14 mijë tonësh.

Duke iu referuar vendosjes së B-2, Klare ka thënë: “Është e pamundur të shihet ky veprim pa marrë parasysh planet e mundshme për sulmet ndaj Koresë së Veriut”.

Ai shtoi: “Në çdo skenar që përfshin një goditje parandaluese mbi Korenë e Veriut, B-2 pritet të luajë një rol kryesor, duke fluturuar në hapësirën ajrore të armikut për të ofruar ngarkesën e saj për objektiva me vlerë të lartë, me sa duket objektet nëntokësore bërthamore dhe raketore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat