5 milion euro për kokën e tij, arrestohet bosi i kartelit famëkeq të krimit

Amerika

5 milion euro për kokën e tij, arrestohet bosi i kartelit famëkeq të krimit

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 07:19
José Maria Guizar Valencia

Kreu i kartelit të “Los Zetas”, për të cilin SHBA-ja kishte ofruar një çmim prej 5 milionë dollarë kush jepte informacione të sakta për vendndodhjen e tij, u arrestua në Meksiko, njoftuan sot autoritetet meksikane.

José Maria Guizar Valencia, pseudonimi “Z43”, u arrestua pa bërë rezistencë gjatë një operacioni të ndërmarrë nga Marina meksikane në lagjen e famshme ‘Roma’, në zemër të kryeqytetit, njoftoi Renato Sales, komisioneri kombëtar i ngarkuar për Sigurinë.

Karteli i Zetas, i themeluar nga ish-dezertorë në radhët e drejtuesve të forcave ushtarake, u bë i njohur për metodat çnjerëzore kryesisht ekzekutimet. Kreu i kartelit është objekt i mandatarresteve për trafik të lëndëve narkotike, trafik armësh, krimit të organizuar, vrasje dhe rrëmbime. Karteli i Zetas akuzohet se ka vrarë “një numër të pallogaritshëm personash”.

“Z43”, i cili zotëron dyshtetësi atë amerikane dhe meksikane ka lindur në 1969 referuar disa mediave meksikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat