Aksident i rëndë në SHBA, kamioni përplas 5 makina dhe lë disa të vdekur

Amerika

Aksident i rëndë në SHBA, kamioni përplas 5 makina dhe lë disa të vdekur

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 07:33
Ilustrim

Një gjysmë kamion u përplas me një kamion më të vogël dhe me 4 makina të tjera në Kaliforni të Jugut duke lënë 4 të vdekur dhe një të plagosur.

Ngjarja ndodhi pasditen e të premtes me orën lokale siç raporton Fox news.

Autostrada ndërshtetase u mbyll, ndërsa njëri nga personat e mbijetuar u dërgua në spital dhe nuk dihet gjendja e tij.

Policia vendase po heton mbi shkakun e përplasjes ndërsa oficerët që mbuluan ngjarjen e tregojnë si një nga aksidentet më të rënda që mund të kenë parë në jetën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat