35 të vdekur në një aksident komunikacioni

Amerika

35 të vdekur në një aksident komunikacioni

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 19:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 35 persona vdiqën sot në Peru, pas rënies së një autobusi në një përrua të thellë rreth 80 metra nga rruga kryesore, njoftoi policia.

”Deri më tani, bilanci i aksidentit automobilistik raportohet në 35 të vdekur dhe 20 të plagosur”, njoftoi në platformën Twitter Ministria e Brendshme e Perusë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Andina”, aksidenti u shënua rreth orës 01:30 sipas orës lokale, në jug të Perusë.

Autobusi ishte nisur nga qyteti bregdetar i Chalas, në brigjet e Paqësorit dhe po orientohej drejt Arequipa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat