Guvernatori i Floridas kërkon praninë e forcave të rendit në shkollat publike

Amerika

Guvernatori i Floridas kërkon praninë e forcave të rendit në shkollat publike

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 22:13
Guvernatori republikan i Floridas

Guvernatori republikan i Floridas kërkoi sot praninë e detyrueshme të forcave të rendit në çdo shkollë publike të shtetit të tij, duke kërkuar gjithashtu një rritje në 21 vjeç të moshës për të blerë armë zjarri.

Në këtë plan veprimi madhor të prezantuar pas të shtënave në Parkland ku u vranë 17 persona më 14 shkurt, Rick Scott kërkon gjithashtu ta bëjë virtualisht të pamundur që dikush që vuan nga probleme mendore të mund të blejë armë zjarri.

Ai paraqiti gjatë një konference për shtyp një program investimesh prej 500 milionë dollarësh, të ndarë në tre pika, legjislacion mbi armët e zjarrit, siguri në shkolla dhe shëndet mendor.

Përveç rritjes së moshës nga 18 në 21 për blerjen e armëve, Scott kërkon gjithashtu të ndalojë blerjen dhe shitjen e mekanizmave që mundësojnë që një pushkë të shndërrohet në armë automatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat