Shfaqet salmonela

Amerika

Shfaqet salmonela

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 09:15
Ilustrim

65 persona janë shtruar në spital në SHBA pas përhapjes së infeksionit nga salmonela. Deri tani mediat kanë raportuar për 28 persona në gjendje të rëndë.

Nga investigimet e bëra nga Departamenti i Agrikulturës, përhapja e bakterit lidhet me sallatën e pulës, e cila është prodhuar gjatë Janarit dhe Shkurtit në Minesota, Ilinois, Nebrsaka dhe Dakotën e jugut. Sipas tyre përhapja e infeksionit lidhet me bimën e quajtur Kratom që përdoret për sallatë.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë blerë paketime të tilla, që të mos i konsumojnë. Ndërkohë që duhet të sterilizojnë të gjithë zonën ku kanë vendosur paketimin, pasi salmonela përhapet shpejt në terren dhe sidomos tek vezët apo mishi i kuq.

Shenjat e prekjes nga salmonelës janë të ngjashme me ato të helmimit, zgjasin deri në 72 orë dhe mund të përmirësohen pa marrë asnjë mjekim. Megjithatë nëse ka komplikacione mund të çojë deri në vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat