Pas masakrës në Florida, kompanitë amerikane ushtrojnë trysni mbi lobin e armëve - Bota Sot
Pas masakrës në Florida, kompanitë amerikane ushtrojnë trysni mbi lobin e armëve

Amerika

E mërkurë, 20 qershor 2018

Pas masakrës në Florida, kompanitë amerikane ushtrojnë trysni mbi lobin e armëve

Më: 1 mars 2018 Në ora: 09:41
Ilustrim

Mbas tragjedisë në Florida Amerika është duke diskutuar sërish ligjin e armëve. Por kësaj here presioni nuk është duke u ushtruar nga politka por nga firmat dhe klientët e tyre.

Një milion euro shpërblim për të treguar kush e vrau gazetarin sllovak

Të enjten në mbrëmje nga twitteri i bankës First National Bank of Omaha u lëshua një mesazh i cili mori shumë like. Zakonisht jo më shumë se 20 konsumatorë klikojnë mbi zemrën e vogël të tweetit të bankës. Por kësaj here shifra arriti në 4000. Ky ishte fillimi i një serie tweet-erash që tërhoqën vëmendjen e publikut në të njëjtën mënyrë. Në tweeterin e bankës thuhej se meqenëse kërkojnë klientët banka do t'i japë fund partneritetit me lobin më të madh amerikan të armëve, NRA. Banka kishte ofruar më parë një kartë krediti me kushte të favorshme për anëtarët e shoqatës së lobiistëve të armëve, NRA.

Twitter-i është kthyer sërish në shesh beteje për rezistencën e amerikanëve. Objektivi kësaj herë është lobi më i madh dhe më i pasur i Amerikës: Shoqata Kombëtare e Armëve, NRA. Me hashtagun #BoycottNRA konsumatorët i bëjnë thirrje njëri-tjetrit dhe firmave siç është First National Bank of Omaha që të ndërpresin lidhjet me NRA. Kjo është loja e mediave sociale dhe amerikanëve të nevrikosur, e cila ka bërë që mbas tragjedisë në Florida dhjetëra firma të distancohen nga NRA.

Kompanitë u japin fund programeve me favore për anëtarët e NRA

Kompanitë kanë qenë dekada të tëra pjesë e programeve favorizuese për NRA. Me antarësimin vjetor prej 30 dollarësh në shoqatë, anëtarët e NRA kanë marrë deri tani lehtësira dhe shërbime me ulje nga shoqëritë e sigurimit si MetLife, kompanitë e fluturimeve ajrore si United Airlines dhe Delta, firmat për marrjen me qira të automjeteve si Hertz dhe Alamo, të rrjeteve të hoteleve, të prodhuesve të verërave dhe një prodhuesi të aparateve të dëgjimit. Sipas një studimi të Fortune, NRA është një nga tri organizatat më të fuqishme lobiiste të vendit, kontaktet e saj janë futur thellë në botën e biznesit në Amerikë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test