Trump i gatshëm të limitojë importin e çelikut dhe aluminit - Bota Sot
Trump i gatshëm të limitojë importin e çelikut dhe aluminit

Amerika

E hënë, 24 shtator 2018

Trump i gatshëm të limitojë importin e çelikut dhe aluminit

Më: 1 mars 2018 Në ora: 19:47
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu sot vullnetin e tij për të marrë masa masive penguese kundër importimeve të çelikut dhe aluminit, ku më shumë preket Kina dhe duke rrezikuar të provokojë një luftë tregtare.

Për momentin, data e shpalljes së këtyre vendimeve mbetet ende e panjohur.

“Industritë tona të çelikut dhe aluminit janë shkatërruar nga dekada tregti e pandershme dhe një politikë shumë e keqe vendeve të ndryshme në botë”, shkruan në profilin e tij Twitter presidenti amerikan.

“Ne nuk duhet të lëmë vendin tonë, sipërmarrjet tona dhe punëtorët tanë të jenë viktima të tregtisë”, shtoi ai, duke theksuar se nevojitet një tregti e lirë dhe e ndershme.

Ai e publikoi këtë Twitter ndërkohë që Liu He, këshilltari ekonomik i presidentit kinez, është për vizitë në Uashington. Ai pritet të takohet me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, por jo me Trumpin, sipas disa përgjegjësve amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test