Trump: Luftërat tregtare janë të mira

Amerika

Trump: Luftërat tregtare janë të mira

Më: 2 mars 2018 Në ora: 15:23
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “luftërat tregtare janë të mira”.

Ai i bëri komentet pasi vendimi i tij për të vënë tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit ka shkaktuar reagime.

Trump, në një postim në Twitter, tha se SHBA-ja “ka humbur miliarda dollarë në tregti” dhe se luftën tregtare mund “ta fitojë lehtë”.

Të enjten, ai tha se importet e çelikut do të përballen me tarifa prej 25%, ndërsa ato të aluminit 10%.

Kanadaja dhe Bashkimi Evropian thanë se do të ndërmarrin kundërmasa.

Meksika, Kina dhe Brazili thanë po ashtu se po shqyrtojnë hapa hakmarrës.

Kritikët thonë se tarifat e reja nuk do t’i mbrojnë vendet e punës në Amerikë dhe se ato do t’i rrisin çmimet për konsumatorët.

Lajmi bëri që tregjet në Evropë dhe Azi të bien të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat