Stuhi e fuqishme dimërore në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara

Amerika

Stuhi e fuqishme dimërore në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara

Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:50
SHBA

Zyrat e qeverisë federale sot janë të mbyllura në Uashington, për shkak të erës së fuqishme gjatë natës, që ka rrëzuar pemë dhe ka lënë shumë banorë pa energji elektrike.

Banorët e brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara po përgatitien për një stuhi masive, që pritet të sjellë erëra të fuqishme, borë dhe shira të rrëmbyer, që rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje nga shteti i Meinit në veri, deri në Karolinën e Veriut në jug.

Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se shira të rrëmbyer priten sidomos në zonat bregdetare. Në Shtetin Rhode Island janë bërë paralajmërime për vërshime dhe erëra të fuqishme deri të dielën në mëngjes.

Bora më e madhe pritet të bjerë në zonën midis Nju Jorkut Perëndimor dhe Pensilvanisë veriore: 20 deri në 30 centimetra. Guvernatori i Massachusettsit Charlie Baker ka kërkur ndihmën e rreth 200 trupave të Gardës Kombëtare për të marrë masa për stuhinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat