Arrestohet studenti në Miçigan, dyshohet se vrau prindërit - Bota Sot
Arrestohet studenti në Miçigan, dyshohet se vrau prindërit

Amerika

E diel, 24 qershor 2018

Arrestohet studenti në Miçigan, dyshohet se vrau prindërit

Më: 4 mars 2018 Në ora: 00:38
Policia në kampusin e Universitetit Qendror të Miçiganit (Mount Pleasant)

Policia njoftoi sot se pas një dite kërkimesh arrestoi sot një student, të dyshuar si autor i vrasjes së prindërve të tij brenda territorit të Universitetit Qendror të Miçiganit.

Sipas shefit të policisë së universitetit, i dyshuari, 19-vjeçari James Eric Davis Jr., tregohet nga kamerat e sigurisë duke kaluar mëngjesin e së premtes me një armë në dorë, përgjatë parkimit.

Gjithashtu, shefi i policisë, Bill Yeagley, njoftoi se të enjten, vetëm një ditë përpara, 19-vjeçari ishte dërguar nga oficerët e policisë për në spital, pasi dukej në gjendje jo të qëndrueshme psikologjike në orët e vona të mbrëmjes. Oficerët kishin njoftuar gjithashtu se kishin patur dyshimin se ai përdorte drogë.

Prindërit e vrarë ishin të moshës 47-vjeçare. Babai, James Davis Sr., kishte punuar edhe si punonjës policie. Sipas autoriteteve, mendohet se për krimin u përdor arma e tij./voa

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test