Meksikë: Shitën tre italianë për 43 euro te karteli; arrestohen 4 policë - Bota Sot
Meksikë: Shitën tre italianë për 43 euro te karteli; arrestohen 4 policë

Amerika

E diel, 23 shtator 2018

Meksikë: Shitën tre italianë për 43 euro te karteli; arrestohen 4 policë

Më: 4 mars 2018 Në ora: 09:20
Meksikë

Autoritetet meksikane kanë nisur procedimin penal kundër 4 policëve që akuzohen se kanë gisht në zhdukjen e 3 turistëve italianë në vendin e tyre.

Burrat nga Napoli janë parë për herë të fundit në datën 31 janar, në Tekalitlan, në shtetin e Haliskos. Guvernatori i këtij shteti tha se oficerët kanë pranuar që i kanë dorëzuar italianët te një bandë kriminale lokale.

Djali i njërit prej burrave të humbur tha në një radio italiane se të tre janë shitur te kjo bandë për 43 euro, por autoritetet meksikane nuk e konfirmojnë këtë informacion.

Nuk është e qartë pse Raffaele Russo (60 vjeç), djali i tij 25-vjeçar Antonio dhe nipi i tij 29-vjeçar Vincenzo Cimmino, kishin shkuar në Tekalitlan, një zonë që kontrollohet nga karteli Brezi i Ri i Haliskos, një nga bandat kriminale më të mëdha të Meksikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test