Stuhi e fuqishme pritet të godasë SHBA-në

Amerika

Stuhi e fuqishme pritet të godasë SHBA-në

Më: 7 mars 2018 Në ora: 08:27
Ilustrim

Një stuhi e fuqishme kërcënon të godasë me erëra të dendura dhe reshje të shumta bore në verilindje të SHBA-ve.

Stuhia e cila po ecën drejt lindjes ka lënë pa energji elektrike më shumë së 40 milionë njerëz në Filadelfia dhe Boston, të cilat janë përfshirë nga erëra të fuqishme, tha meterologu i CNN, Dave Hennen.

Autoritetet ju bëjnë thirrje banorëve të zonave të prekura nga stuhia të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
Zonat më të rrezikuara nga stuhia sipas Shërbimit Kombëtar të Motit janë New Jersey, Connecticut, Rhode Island, Massachusetts, Vermont, New Hampshire dhe Maine.

Reshjet e dëborës pritet që të mbulojnë disa zona të mërkurën në mëngjes, por pikun më të lartë stuhia pritet ta arrijë në mesditën e së mërkurës dhe të enjten, kur erërat e dendura dhe bora pritet të shkaktojnë probleme të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat