Kryetarja e Nashvilit në SHBA jep dorëheqje pas skandalit të lidhjes jashtëmartesore me truprojën e saj

Amerika

Kryetarja e Nashvilit në SHBA jep dorëheqje pas skandalit të lidhjes jashtëmartesore me truprojën e saj

Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:53
Megan Barry

Kryetarja e Nashvilit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Megan Barry dha dorëheqje të martën ku u deklarua fajtore pasi ka vjedhur mijëra dollarë nga qyteti dhe gjithashtu kishte një lidhje jashtëmartesore me truprojën e saj.

Ylli në rritje i Demokratëve ka qenë një kryetare jashtëzakonisht popullore me një axhendë ambicioze për ta transformuar qytetin në një qendër të madhe urbane kur ajo i habiti banorët duke pranuar këtë çështje.

“Ndërkohë që momenti im si kryetare përfundon sot, dashuria ime e palëkundur dhe dashamirësia e sinqertë për këtë qytet të mrekullueshëm dhe popullin e tij të madh kurrë nuk do të mbarojnë”, tha ajo në një konferencë shtypi.

Në gjykatë, Barry nuk tha se si vodhi para nga qyteti, por një hetim zbuloi se ajo ishte e angazhuar lidhur me marrëdhënien me truprojën e saj.

Barry, 54 vjeçe, që nga viti 2015 ajo kishte mbajtur një pozitë të lartë në qytet, duke u shfaqur në mënyrë rutinore në koncerte dhe ngjarje publike. Ajo ishte personi kryesor për një plan prej 5.4 miliardë dollarësh për zhvillimin e qytetit të Nashvilit.

Të dhënat e policisë tregojnë se pagesa për orët jashtë orarit të Robert Forrest, truprojës së Barry, u dyfishuan menjëherë pasi ajo u zgjodh kryetare.

Robert Forrest ka shërbyet në Policinë e Nashville për 31 vjet dhe ka mbikëqyrur detajet e sigurisë së kryetarit në tre administrata.

Byroja e hetimeve në Tennessee po shqyrton çështjen dhe thotë se hetimi i saj ‘mbetet aktiv dhe i vazhdueshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat