Anulohen qindra fluturime në Nju Jork - Bota Sot
Anulohen qindra fluturime në Nju Jork

Amerika

E hënë, 24 shtator 2018

Anulohen qindra fluturime në Nju Jork

Më: 7 mars 2018 Në ora: 21:04
Ilustrim

Reshjet e dëborës së që kanë ndodhur gjatë paradites së sotme, çuan në anulimin e qindra fluturimeve në aeroportet e Nju Jorkut.

Rreth 470 fluturime, ose rreth 37% e totalit të planifikuar për nisje apo mbërritje në aeroportin ndërkombëtar të JFK-së, u anuluan rreth orës 09:00 sipas asaj lokale, 550 fluturime ose 44% për aeroportin ndërkombëtar të Newark dhe 485 (42%) për aeroportin e La Guardias, që lidh kryesisht shtetet amerikane.

Agjencia që mbikëqyr tre aeroportet, Autoriteti Portual, i cili është kritikuar gjerësisht për kaosin e krijuar pas reshjeve masive të dëborës në fillim të janarit, bëri me dije se çdo aeroport kishte marrë si masë paraprake pajisjen me shtretër portativë, batanije, pelena dhe qumësht për foshnja.

Rreth 15 deri në 25 centimetër dëborë pritet të regjistrohet në qytetin e Nju Jorkut gjatë mesditës dhe rreth 50 centimetër në zonat më rurale të Shtetit të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Connecticut. Shkollat publike të Nju Jorkut, gjykatat si dhe shërbimet publike vijojnë punën si zakonisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test