Të shtëna me armë në një shkollë, ka viktima

Amerika

Të shtëna me armë në një shkollë, ka viktima

Më: 8 mars 2018 Në ora: 09:11
Ilustrim

Një 17-vjeçare humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet raportojnë se incidenti ndodhi në “Huffman High School” të mërkurën pasdite, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se të shtënat ishin aksidentale.

Vajza 17-vjeçare, e identifikuar nga miqtë e saj si Courtlin Arrington, vdiq gjatë transportit në spital.

Mediat shkruajnë se autori i të shtënave ishte një nxënës, i cili ishte i armatosur në shkollë dhe ndërsa po i tregonte armën e tij shoqeve, aksidentalisht ka qëlluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat