SHBA, sot vendimi per tarifat e reja tregtare - Bota Sot
SHBA, sot vendimi per tarifat e reja tregtare

Amerika

E shtunë, 23 qershor 2018

SHBA, sot vendimi per tarifat e reja tregtare

Më: 8 mars 2018 Në ora: 15:56
SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë sot vendimin lidhur me tarifat e reja mbi importet e çelikut dhe aluminit, duke përjashtuar përkohësisht disa partnerë tregtarë.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë Meksika dhe Kanadaja pritet të përfitojnë një përjashtim prej 30 ditësh, që mund të zgjatet.

Në një postim në twitter sot zoti Trump tha se: “Duhet të mbrojmë dhe ndërtojmë industrinë tonë të çelikut dhe aluminit, duke shfaqur në të njëjtën kohë fleksibilitet dhe bashkëpunim të madh ndaj atyre që janë miq të vërtetë dhe na trajtojnë në mënyrë të drejtë në aspektin tregtar dhe ushtarak”.

Agjensia e lajmeve Reuters citonte një zyrtar të lartë amerikan sipas të cilit tarifat do të hynin në fuqi rreth dy javë nga nënshkrimi i vendimit nga zoti Trump.

Dje, një numër i anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve i dërgoi një letër presidentit, duke i kërkuar atij që të minimizojë pasojat negative, nëse vazhdon me planin e tij të tarifave.

Pritet që tarifat të vendosin një detyrim prej 25 për qind për importet e çelikut dhe 10 për qind për ato të aluminit që zoti Trump thotë se minojnë industrinë amerikane me çmimet e tyre të ulëta.

Plani i presidentit ka shkaktuar kritika edhe nga vetë republikanët në Kongres dhe aleatët e Amerikës.

Dje shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, në një intervistë për një radio evropiane, paralajmëroi për një luftë tregtare globale.

Ajo u bëri thirrje "palëve për marrëveshje, zhvillim të negociata dhe konsultime" mbi këtë çështje.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk përsëriti qëndrimin e zonjës Lagarde duke thënë se “beson fuqimisht se është koha që politikanët në të dy anët e Atlantikut të veprojnë me përgjegjshmëri"

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka detajuar tarifat e “hakmarrjes” që planifikon t’i imponojë ndaj produkte të njohura amerikane, nëse Trump realizon planin e tij për të imponuar tarifat e reja ndaj importeve të çelikut dhe aluminit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test