Trump zbut qëndrimin për çelikun dhe aluminin - Bota Sot
Trump zbut qëndrimin për çelikun dhe aluminin

Amerika

E diel, 23 shtator 2018

Trump zbut qëndrimin për çelikun dhe aluminin

Nga: ATSH Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:15
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zbutur ndjeshëm sot tonin për çështjen e politikave tregtare, duke premtuar fleksibilitet dhe bashkëpunim me miqtë e vërtetë të SHBA-ve në imponimin e taksave mbi importin e çelikut dhe aluminit.

“Ne duhet të mbrojmë dhe ngremë industritë tona të çelikut dhe aluminit, duke treguar njëkohësisht një fleksibilitet dhe bashkëpunim me ata që janë miq të vërtetë dhe na trajtojnë në mënyrë të barabartë si në tregti edhe në mbrojtje”, shkruan presidenti amerikan në një mesazh të publikuar në “Twitter”, duke theksuar se do të takohet sot me përgjegjësit e sektorit në Shtëpinë e Bardhë.

Trump kishte deklaruar një javë më parë qëllimin e tij për të imponuar taksa prej 25% për importin e çelikut dhe 10% për atë të aluminit, duke rikthyer idenë e luftës tregtare mes SHBA-ve dhe shumë prej aleatëve të saj tregtarë duke filluar nga Kanadaja, që është partneri i parë tregtar dhe furnizuesi i parë me çelik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test