Kaliforni, të shtëna pranë shtëpisë së të moshuarve

Amerika

Kaliforni, të shtëna pranë shtëpisë së të moshuarve

Më: 9 mars 2018 Në ora: 21:51
Kaliforni

Një nga shtëpitë më të mëdha të strehimit të të moshuarve në Kaliforni është rrethuar nga forca të shumta policie pasditen e së premtes, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri dhe pengmarrje.

Autoritetet shkuan menjëherë në vendngjarje dhe e kanë vënë situatën nën kontroll, në shtëpinë e të moshuarve në Yountville të Kalifornisë.

“Kemi aktivizuar protokollin për reagim emergjent në të tilla raste dhe jemi duke bashkëpunuar me forcat ligjzbatuese”, tha zëdhënësja e Departamentit të Çështjeve të Veteranëve.

Megjithatë, deri më tani nuk raportohet për të plagosur, sipas asaj që deklaron zëdhënësi i Zjarrfikëses së kantonit Napa.

Kampusi prej 242 hektarësh i hapur në vitin 1984 është vendstrehim për rreth 1.000 rezidentë, përfshi këtu veteranë të Luftës së Dytë Botërore, luftës së Koresë, luftës së Vietnamit, e deri te veteranë të konflikteve të kohëve të fundit në Irak e Afganistan.

Shtëpia e të moshuarve ndodhet në veri të Napas, një destinacion i njohur dhe tejet popullor për turistët, që shquhet edhe për vreshtat dhe verën që prodhon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat