CIA: Trump i di rreziqet nga takimi me Kim Jong-Un

Amerika

CIA: Trump i di rreziqet nga takimi me Kim Jong-Un

Më: 11 mars 2018 Në ora: 22:08
Donald Trump dhe Kim Jong-un

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka mbrojtur vendimin e Donald Trump për t’u takuar me liderin verikorean Kim Jong-Un, duke thënë se presidenti amerikan i ka parasysh rreziqet.

“Trump nuk është duke bërë asgjë për teatër. Ai do të shkojë atje për të zgjidhur një problem”, tha sot shefi i agjencisë amerikane të spiunimit për Fox News.

Presidenti Trump ka thënë se samiti mund “të arrijë marrëveshjen më të madhe për botën”.

Por, kritikët thonë se nëse bisedimet do të jenë të varfra, atëherë të dyja shtetet do të vihen në pozitë më të keqe se sa më herët.

Pompeo tha se administrata ka “hapur sytë” ndaj sfidës së marrëveshjes me Korenë Veriore.

Ai tha se Koreja Veriore do të pranojë takimin për bisedime, pasi sanksionet e udhëhequra nga SHBA-ja kanë shkatërruar ekonominë e këtij vendi komunist.

Deri më tash nuk ka ndonjë datë të mundshme për mbajtjen e takimit, edhe pse raportime fillestare përmendën muajin maj të këtij viti, ndërsa vendet mikpritëse do të mund të ishin Koreja Jugore, Suedia, Zvicra dhe Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat