Gjashtë të vdekur nga shembja e urës në Florida, ja pamjet tmerruese - Bota Sot
Gjashtë të vdekur nga shembja e urës në Florida, ja pamjet tmerruese

Amerika

E enjte, 20 shtator 2018

Gjashtë të vdekur nga shembja e urës në Florida, ja pamjet tmerruese

Më: 15 mars 2018 Në ora: 20:15
Ura e kalimtarëve

(E plotësuar) - Nga shembja e urës së këmbësorëve që të çonte në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës, kanë humbur jetën nga 6 deri në 10 persona.

“Gjashtë deri në 10 vetë u vranë, kur ura e këmbësorëve të sapondërtuar u shemb”, tha senatori i Floridës, Bill Nelson, për televizionin lokal “CBS Miami”.

Sipas autoriteteve lokale, tetë automjete kanë mbetur nën rrënojat e urës 950 tonë dhe tetë vetë janë transportuar në spitale.

Një vinç i madh, autoambulanca, policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje për evakuimin e të plagosurve. 

Ura ishte përuruar të shtunën dhe nuk ishte hapur ende për publikun.

***

Ura e këmbësorëve që të çonte në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës, u shemb sot mbi një autostradë në Majami, duke lënë të vdekur disa persona.

Sipas televizionit NBC, policia ka raportuar për disa persona të vdekur, të cilët janë zënë nga ura në momentin e rrëzimit derisa po kalonin me vetura në autostradë.

Sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat amerikane, disa makina janë dëmtuar rëndë në momentin e shembjes të urës.

Një vinç i madh, autoambulanca, policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje për evakuimin e të plagosurve.

Autoritete lokale nuk kanë dhënë numrin e saktë të të vdekurve as të plagosurve në këtë tragjedi, që llogaritet më e madhja e këtij lloji në 40 vite.

Ura ishte përuruar të shtunën dhe nuk ishte hapur ende për publikun.

Image

Ura e kalimtarëve në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar në Florida është shembur, njoftuan autoritetet.

Sipas tyre, mund të ketë viktima, ndërkohë që është konfirmuar se në vendin e aksidentit ka njerëz të ngujuar.

Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi të urës së rrëzuar sot, edhe pse ndërtimi kishte përfunduar të shtunën, transmeton BBC.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test