Shembja e urës vë në dyshim teknikën e ndërtimit të shpejtë - Bota Sot
Shembja e urës vë në dyshim teknikën e ndërtimit të shpejtë

Amerika

E shtunë, 21 korrik 2018

Shembja e urës vë në dyshim teknikën e ndërtimit të shpejtë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 23:53
ilustrim

Dje në Florida të SHBA-ve është shembur ura me peshë prej 950 tonësh.

Ura ishte ngritur të shtunën e kaluar dhe ishte paraparë të shërbente si mbikalim për studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Floridës.

Ndërtimi i urës u prezantua si një e arritur e madhe në fushën e ndërtimtarisë, pasi ajo u vendos aty brenda një dite, për të mos e penguar trafikun në autostradën me gjashtë kaorsi.

Por shembja e saj një ditë më parë duke marrë jetën e gjashtë qytetarëve, të cilët ishin duke kaluar me vetura në momentin e shembjes së saj, ka vu në pikëpyetje teknikën inxhinierike e përdorur në ndërtim.

Ndërtimi i urës ishte bërë nga një grup kërkimor i krijuar me fonde federale disa vjet më parë, për të treguar se si mund të ndërtoheshin shtrirje të shpejta dhe më të lira në SHBA.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi dështimin e veprës inxhinierike të  papërfunduar.

Ndërtimi i përshpejtuar i urës, përfshin përgatitjen e të gjitha pjesëve të saj jashtë zonës ku do të vendoset dhe lëvizja e pjesëve masive për t’u montuar në vend në të njëjtën kohë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test