Edhe një shpërthim në Teksas

Amerika

Edhe një shpërthim në Teksas

Më: 19 mars 2018 Në ora: 22:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër shpërthim ka ndodhur në kryeqytetin e Teksasit, Ostin, një ngjarje që besohet të jetë në vazhdën e sulmeve që kanë si bazë urrejtjen racore.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy persona të moshës 20 vjeç, që për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, policia tregohet e kujdesshme në lidhjen e ngjarjes në fjalë me ato të mëhershme të muajit, që lanë të vdekur dy amerikanë me prejardhje afrikane dhe plagosën një tjetër.

Në të tre rastet, të ndodhura më 3 dhe 12 mars, shpërthimet u realizuan përmes pakove-bombë të vendosura para banesave të komunitetit afro-amerikan.

Si pasojë një adoleshent dhe një burrë 39-vjeçar mbetën të vrarë, ndërsa një grua e plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat