Sessions udhëzon dënim kapital për drogën

Amerika

Sessions udhëzon dënim kapital për drogën

Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:50
Jeff Sessions

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Jeff Sessions po u bën thirrje prokurorëve federalë që të kërkojnë dënim me vdekje për disa raste që lidhen me drogat.

Direktiva e zotit Session, e përfshirë në një memorandum që ai i ka dërguar 93 prokurorëve, orjenton dënimin me vdekje për të ashtuquajtur “bosa të drogës”.

Po ashtu, atje theksohet kërkesa e Presidentit Trump për dënim me vdekje, si pjesë e fushatës së tij kundër epidemisë së opioideve në Shtetet e Bashkuara.

Ekzekutimet Federale janë diçka jashtëzakonisht e rrallë në Shtetet e Bashkuara, që nga viti 1960 ka patur vetëm tre të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat