Ushtria amerikane mohon lëshimin e bazave të saj në Turqi dhe Katar

Amerika

Ushtria amerikane mohon lëshimin e bazave të saj në Turqi dhe Katar

Më: 26 mars 2018 Në ora: 10:31
ilustrim

Komanda Qendrore e SHBA-ve (CENTCOM) ka mohuar raportet se është duke lëshuar bazën ?ncirlik në provincën Adana në jug të Turqisë dhe atë Al Udeid në jugperëndim të Dohës së Katarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“SHBA-të nuk po lëshojnë bazën ajrore ?ncirlik në Turqi, as nuk janë duke e lëshuar bazën Al Udeid në Katar. Këto raporte janë të rreme dhe pa vlerë”, tha në rrjetet sociale CENTCOM.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e Forcave Ajrore e SHBA-ve (AFCENT) përmes rrjeteve sociale poashtu tha se të gjitha raportet e tilla kanë “zero kredibilitet”.

“Këto raporte të padobishjme ushqejnë mosbesim dhe ndarje midis partnerëve rajonal në një kohë kur ne duhet të punojmë së bashku për të adresuar shqetësimet e përbashkëta të sigurisë”, tha AFCENT.

Në të kaluarën, Pentagoni tha se marrëdhëniet diplomatike midis SHBA-ve dhe Turqisë nuk kanë ndikuar në operacionet ose personelin amerikan në Turqi.

“Baza e Forcave Ajrore Turke në ?ncirlik vazhdon të përmbushë një rol të rëndësishëm duke mbështetur përpjekjet e NATO-s dhe të koalicionit. Operacionet e koalicionit kundër DEASH-it nga ?ncirlik dhe pajisjet tjera turke janë të koordinuara ngushtë dhe kanë mbështetjen e plotë të partnerëve tanë turq”, u tha gazetarëve në tetor të vitit të kaluar zëdhënësi Rob Manning.

Turqia dhe SHBA-të po përpiqen të zgjedhin një numër çështjesh, kryesisht në lidhje me YPG/PKK-në terroriste në Siri, një grup me të cilin ka bashkëpunuar SHBA-ja, duke e quajtur atë një aleat të besueshëm në luftën kundër DEASH-it.

Ankaraja e konsideron YPG/PKK-në si degë siriane të organizatës terroriste PKK që ka kryer një luftë më shumë se 30 vjet kundër shtetit turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat