SHBA: Një i arrestuar për dhunë iu ikën nga kujdestaria policve në aeroportin JFK- të Nju Jorkut

Amerika

SHBA: Një i arrestuar për dhunë iu ikën nga kujdestaria policve në aeroportin JFK- të Nju Jorkut

Nga: Nga Beqir SINA - New York Më: 28 mars 2018 Në ora: 17:32
Pamje gjatë arrestimi

NEW YORK CITY ; Një njeri me precedent "i dhunshëm" i planifikuar për dëbim nga SHBA, për në Europë, vendi dhe emri për arsye sigurie nuk thuhet, u arratis nga aeroprti, ku  agjentët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) të cilët e sollën në mjediet e aeroportit nga burgu thuhet se u ka ikur agjentve të policisë nga Aeroporti John F. Kennedy i Nju Jorkut dhe është larguar me një taksi, thonë zyrtarët e NYPD.

Policia e Autoritetit të Porteve në Nju Jork, tha se incidenti ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 8:30. në Portën - Gate B23 në Terminalin 4, ndërsa agjentët e tre agjentët e ICE ishin në procesin e transferimit të tij në një tjetër fluturim drejt Europës.

Njeriu, që zyrtarët thonë se është një deportuar nga SHBA, me vendim gjykate, konsiderohet “i dhunshëm", dhe kishte një arrestim të mëparshëm për mbajtje dhe shitje të armëve, njoftoi gazeta e përditshme njujorkeze “New York Daily News”.

Simbas kësaj gazet autoritetet e zbatimit të ligjit thanë se agjentët e ICE e morën të dyshuarin përmes ekzaminimit me rreze X, dhe i hoqën prangat në momentin që ua dorzuan personin autoriteteve të sigurisë së aeroportit të cilët po e shoqëronin atë në drejtim të aeroplanit të fluturimit kur ai u largua duke dalë nga aeroporti.

Mirëpo, Zyrtarët policorë të Autoritetit Portual thonë se nuk kanë dëgjuar për ikjen e këtij njeriu të paktë deri në orën 9:15, tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve Breitbart .

Zyrtarët e policsë thonë se kontrolluan videot e survejimit në në Portën - Gate B23 në Terminalin 4, të në aeroportin JFK- të Nju Jorkut dhe panë që i arratisuri hypte në një taksi jashtë aeroportit. 

Zyrtarët policorë të Autoritetit Portual pretendojnë se i arratisuri nuk ishte më një kërcënim për të tjerët në aeroport kur ata po e shoqëronin të hipte në aeroplan, prandaj ata i hoqën prangat dhe e lanë të lirë me udhëtarët në dhomën e pritjes, por nën vëzhgimin e rojeve të sigurisë.

Zyrtarët e ICE nuk iu përgjigjën kërkesave për komente për incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat