Arratisje nga burgu si nëpër filma, shfrytëzoi pakujdesinë e policisë dhe u zhduk para syve të tyre

Amerika

Arratisje nga burgu si nëpër filma, shfrytëzoi pakujdesinë e policisë dhe u zhduk para syve të tyre

Më: 28 mars 2018 Në ora: 20:16
Michael Maldonado i arratisuri

Një i ri nga SHBA-të ka arritur të arratiset nga burgu si në filma të Hollywood-it, dhe atë para syve të policëve.

Ngjarja ka ndodhur në një burg në Indiana të SHBA-ve, ku 25-vjeçari Michael Maldonado, i cili ishte arrestuar po dërgohej në burg në dy patrulla të policisë.

Megjithatë, Michael shfrytëzoi pakujdesinë e policisë të cilët u parkuan veturat brenda garazhit, dhe në momentin që po mbyllej në mënyrë automatike dera gjigante, ai doli nga vetura dhe u iku para syve.

Dhe pasi që dera tashmë ishte mbyllur, policët nuk arritën ta kapin. Ai për herë të fundit është parë i veshur me një bluzë të zezë, pa këpucë dhe me pranga në duar.

Ai akuzohet për lëndim trupor që u ka shkaktuar zyrtarëve policor derisa po e arrestonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat