Shtëpia e Bardhë kritikon tarifat e Kinës

Amerika

Shtëpia e Bardhë kritikon tarifat e Kinës

Më: 3 prill 2018 Në ora: 08:20
Donald Trump

Shtëpia e Bardhë e ka kritikuar Kinën, e cila ka vënë tarifa hakmarrëse kundër SHBA-së në një sërë mallrash, përfshirë mishin e derrit dhe verën.

Pekini ka vënë tarifa deri në 25% mbi 128 importe amerikane, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të vënë tarifa mbi çelikun dhe aluminin.

Kina ka thënë se tarifat e saj synojnë të mbrojnë interesat e saj dhe të balancojnë humbjet e shkaktuara nga tarifat e reja amerikane.

Por, Shtëpia e Bardhë e ka akuzuar Pekinin për “çrregullim të tregjeve globale”.

“Subvencionimi i Kinës dhe tejkalimi i vazhdueshëm i kapaciteteve janë shkaktarët kryesorë të krizës së çelikut. Në vend se t’i godasë eksportet amerikane, të tregtuara në mënyrë të drejtë, Kina duhet të ndalojë praktikat e padrejta tregtare, që dëmtojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe i çrregullojnë tregjet globale”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së bardhë, Lindsay Walters.

Masat dhe kundërmasat reflektojnë tensionet në rritje midis SHBA-së dhe Kinës, të cilën Trump e ka përshkruar si “armike ekonomike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat