“U duk si tërmet”/ Tmerri në selinë e “Youtube”, 1 e vdekur dhe 3 të plagosura. Kush hapi zjarr

Amerika

“U duk si tërmet”/ Tmerri në selinë e “Youtube”, 1 e vdekur dhe 3 të plagosura. Kush hapi zjarr

Më: 4 prill 2018 Në ora: 08:05
Policia duke vrapuar ne zyren e Youtubes

Një grua hapi zjarr të martën në selinë e YouTube, afëras duke plagosur të paktën tre persona para se të vetëvritej.

Policia nuk dha më shumë informata rreth të dyshuarës dhe nuk spekuloi për motivet e mundshme të sulmit në zyrat e YouTube, që janë pronë e Alphabet Inc’s Google.

“E kemi gjetur viktimën femër me plagë të vetë shkaktuara”, tha shefi i policisë në San Bruno, Ed Barberini, në një konferencë me gazetarë, duke përshkruar personin që polica beson se ishte sulmuesja.

Një nga të plagosurat e moshës 36 vjeçare është në rrezik jete, një tjetër 32 vjeçare është me plagë të rënda, ndërsa një 27 vjeçare ne gjendje të mirë. Autoritetet nuk dhanë emrat e të plagosurave.

Todd Sherman, një nga menaxherët në YouTube, përshkroi në twitter vrapin e njerzve duke menduar fillimisht se bëhej fjalë për tërmet para se t’i thoshin se dikush po qëllonte me armë.

Image
Image
E dyshuara

 

Google tha se po bashkërendohej me autoritetet lokale.
Image

Një stacion lokal televiziv shfaqi pamjet e punonjësve në YouTube derisa po dilnin jashtë ndërtesës me duart lartë.

Muajin e kaluar, YouTube shpalli se do të ndalojë përmbajtjet që nxisin shitjen e armeve dhe pajisjeve sikurse edhe videot që mësojnë prodhimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat