“Rusia nuk do të jetë kurrë miku ynë, ne do ta sulmojmë kur kemi nevojë”

Amerika

“Rusia nuk do të jetë kurrë miku ynë, ne do ta sulmojmë kur kemi nevojë”

Më: 7 prill 2018 Në ora: 18:31
Nikki Haley

Ambasadorja e SHBA-së në OKB Nikki Haley ka shpërthyer me kritika drejtuar Rusisë duke e paralajmëruar Rusinë se ajo “asnjëherë nuk mund të jetë mike e Amerikës.” Moska mund të provojë të sillet si një “shtet i rregullt” por Shtetet e Bashkuara do të “godasin atë kur do të ketë nevojë”, tha ajo.

Gjatë një fjalimi në Universitetin Duke në Karolinën e Veriut të premten, Haley tha se bashkëpunimi me Rusinë është i pamundur, duke shtuar se ekipi i Trump ka bërë më shumë kundër Moskës sesa çdo administratë tjetër që nga koha e Ronald Reagan, raporton “RT”.

“Rusia asnjëherë nuk do të jetë miku ynë,” u tha studentëve Haley, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth “mbajtjes së përgjegjësisë së Rusisë” për ndërhyrjet e supozuara në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Diplomatja tha se Uashingtoni akoma punon me Moskën “kur ne kemi nevojë, dhe mund ta godasim atë kur kemi nevojë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat