Trump beson se Kina “do t’i heqë” barrierat tregtare

Amerika

Trump beson se Kina “do t’i heqë” barrierat tregtare

Më: 8 prill 2018 Në ora: 15:52
Importet nga SHBA-ja në një market në Shanghai, prill 2018.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar se Kina do t’i lehtësojë barrierat tregtare, pasi, siç ka thënë ai, “është gjëja e duhur që duhet bërë”, duke shtuar se Uashingtoni dhe Pekini, mund të zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë për çështje të tregtisë.

Trump ka thënë se presidenti i Kinës, Xi Jingping, do të jetë “gjithmonë mik, pavarësisht çfarë po ndodh lidhur me mosmarrëveshjet tona tregtare”.

Kina ka kërcënuar me tarifa tregtare për 106 prodhime të Shteteve të Bashkuara, pasi Uashingtoni ka vendosur taksa kundër importeve kineze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat