SHBA-të ‘ultimatum’ Rusisë

Amerika

SHBA-të ‘ultimatum’ Rusisë

Më: 8 prill 2018 Në ora: 16:04
ilustrim

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë të ndalë menjëherë mbështetjen për qeverisë siriane dhe “të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të parandaluar sulme të mëtejshme barbare me armë kimike”.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha përmes një deklarate se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje njoftimet shqetësuese se ka pasur një tjetër sulm me armë kimike në Siri, këtë radhë në një spital në Douma.

Deklarata tha se “Me mbështetjen e saj të palëkundur për regjimin sirian, Rusisë i bie përgjegjësia për këto sulme brutale që kanë në shenjestër civilë të panumërt dhe që po mbysin komunitetet më të pambrojtura siriane me armë kimike”.

Kryengritësit thonë se forcat qeveritare hodhën bomba me kimikate helmuese dje, duke vrarë dhjetëra vetë ndërkohë që Siria vazhdon ofensivën kundër qytetit të fundit të kontrolluar nga opozita në Gutan lindore.

Media shtetërore siriane i hodhi poshtë pretendimet e kryengritësve, ndërkohë që ushtria ndërmori sulme kundër Doumas që ndodhet pranë kryeqytetit.

Sipas organizatës Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një bombë me gaz klorin goditi spitalin në Douma, megjithëse drejtori i organizatës tha se nuk mund të konfirmonte përdorimin e armëve kimike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat